Në kinemanë e hapur në Amfiteatrin e Durrësit, nën një qiell pa hënë, u ndanë të enjten impresione dhe eksperienca.

Ishte nata e katërt e edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Fotografisë, që këtë herë u ndal në Durrës.

“Filmat e ‘Travel Fest Albania’ kanë filluar të shfaqen në Tiranë, pastaj në Gjirokastër, në Durrës këtu dhe do ta mbyllim prapë me Tiranën nesër”, tregon për “DurrësLajm” Burim Haliti, anëtar i jurisë ndërkombëtare, ndërsa shton se “filmat janë prej gjithandej. Sonte kemi nga Austria, nga SHBA, nga Polonia, Danimarka, pra nga shumë vende të ndryshme të Europës dhe botës.”

Shumica e tyre e vizitojnë për herë të parë vendin tonë, duke e kthyer kështu festivalin në një maratonë të promovimit të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar turistik.

Por çfarë thonë për Shqipërinë ata dhe çfarë është në vetvete ky festival?

Përgjigjet i gjeni në videon më poshtë.

K.Gj.