Turkmenistani është bërë i pari dhe i vetmi vend në botë që ndalon plotësisht shitjen e duhanit dhe nënprodukteve të tij. Presidenti Gurganbugly Berdymukhamedov ka dekretuar një ligj të veçantë, që ndalon krejtësisht edhe shitjen e duhanit.
Turkmenistani konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë një histori e vërtetë suksesi sa i përket uljes së numrit të duhanpirësve. Në vitin 1991, kur u shkëput dhe shpalli pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, 27 përqind e burrave dhe 1 përqind e grave mbi 15 vjeç ishin duhanpirës. Ndërkohë, aktualisht, në sajë të politikave antiduhan, vetëm 8 përqind e popullsisë prej afro 5,5 miljon janë duhanpirës.
Por, tani, në Turkmenistan askush nuk do të mund të pijë më duhan, pasi ky produkt nuk do të ekzistojë më në treg.