Arrestohet në portin e Durrësit një shtetas turk, i cili u kap në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente false.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin M. S., 31 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, gjatë tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara”, njoftojnë blutë e Durrësit.