Në Turqi ka nisur një debat sa i përket Kazim Gurbuz. Në rrjetet sociale po debatohet mbi pretendimet e 95-vjeçarit, i cili thotë se ka gjetur sekretin për një jetë të gjatë, aktive seksuale.
Kolumnisti i agjencisë turke të lajmeve “Hürriyet”, Ayşe Arman botoi një intervistë me Kazim Gurbuz, një mësues i yoga, lindur në provincën jugore turke Adana, në vitin 1920. Yogi Kazım tha në intervistën e tij se sekreti që ai ruante ishte mbajtja e trupit gjithnjë aktiv dhe fleksibël, duke shtuar se superushqimet që ia kishin siguruar atë kishin për bazë mjaltin, ullinjtë, piperin e kuq dhe frutat e freskëta.
Duke refuzuar ta përshkruante veten si një mrekulli, ai tha se të gjithë mund të qëndrojnë të rinj. “Çdo njeri e ka këtë fuqi”, thekson ai. Në moshën 95-vjeçare, që nga fotot që shihni edhe ju pak kush e beson se ai numëron kaq vite mbi supe.