Tiranë, 19 gusht 2014  – Turku i fiksuar përndjek shqiptaren.

Burime policore të kryeqytetit bejne te ditur se shtetasi turk Akdogan H.G., i cili prej kohësh jeton në Shqipëri, është shpallur në kërkim per perndjekje.

Turku prej kohësh kishte rënë në dashuri me 30-vjeçaren me iniciale S.M., me te cilen kishte krijuar edhe nje lidhje dashurie.

Kohët e fundit kjo lidhje kishte marrë fund, por turku nuk e pranonte dot faktin e ndarjes nga e dashura shqiptare.

Në këtë mënyrë ai e ka ndjekur atë kudo, duke iu kthyer në një makth 30-vjeçares.

Situata ishte bërë e padurueshme dhe vajza ka bërë denoncimin në polici.

30 vjeçarja ka nisur te ndihet e frikesuar dhe ne rrezik për jeten nga kercenimet e ish-it te saj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/