8 dhjetor 2015 – Pas dy orëve fjalim në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit janë nisur drejt Ministrisë së Brendshme për të shembur bunkerin që ndodhet aty.
Me drunj dhe një kazan mbeturinash, turma arriti të shembë rrethimin e bunkerit të ndërtuar për qëllime turistike, por që për demokratët është ndërtuar për të kujtuar komunizmin. Forcat e policisë, u zhvendosën me shpejtësi menjëherë nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Brendshme, por nuk mundën të ndalnin revoltën e protestuesve, të cilët i kanë vënë dhe flakën bunkerit.
/portali DurresLajm/