Ka përfunduar të premten në Itali trofeu “Roma Caput Mundi”, ku mori pjesë edhe përfaqësuesja shqiptare e 19-vjeçarëve në futboll, të cilët bën një paraqitje të mirë, duke arritur deri në finale.
19-vjeçarët kuqezi u renditën në vendin e parë në grupin B, por finalja ndaj Rumanisë ishte për t’u harruar për ta, pasi rumunët dominuan totalisht ndeshjen duke fituar me rezultatin 5-0.
Në grupin B, Shqipëria regjistroi dy fitore ndaj përfaqësueses së Uellsit dhe ekipit rajonal të Lazios, ndërsa fitoi me penallti me Maltën.
I pakënaqur nga disfata me shifra të thella trajneri i Kombëtares së 19-vjeçarëve, Arjan Bellai, që edhe pse theksoi se qëllimi i pjesëmarrjes në turne ishte vëzhgimi i lojtarëve, shprehu rezerva për lojën e dobët dhe humbjen e thellë të skuadrës në finale.