U zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, turneu ndërkombëtar i mundjes për të rinj, që mbante emrin e një prej ikonave të këtij sporti, Abedin Lame. Aktiviteti u organizua nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe në të morën pjesë 14 skuadra nga Shqipëria e Kosova: Kukësi, Korabi, Teuta, Tirana, Vllaznia, Golloborda, Tomori, Besëlidhja, Flamurtari, Besa, Vlora Vrestling, Kamza, Burreli dhe Kosova.
Një aktivitet ku nuk munguan emocionet dhe rivaliteti, por edhe niveli ishte i kënaqshëm. FSHM-ja ndau edhe disa çmime, teksa titulli “Nderi i Mundjes Shqiptare” shkoi për Lili Bare, Llambi Bare, Agron Bare e Agim Sulka. Teuta në stilin e lirë dhe Tirana në atë klasik ishin dy ekipet fituese të turnout.
Stili i lirë
Pesha 50kg, Oltion Bardhi (Tirana)
Pesha 55kg, Drilon Syla (Kosova)
Pesha 60kg, Ordis Lila (Tirana)
Pesha 66kg, Ledio Çiku (Teuta)
Pesha 74kg, Eriglend Prizreni (Teuta)
Pesha 84kg, Emiljano Onuzi (Kukësi)
Pesha 96kg, Hans Mara (Teuta)
Pesha 120kg, Paris Karepi (Teuta)
Ekipi fitues: Teuta
Sportisti më i mirë: Ledio Çiku (Teuta)
Stili greko – romak
Pesha 50kg, Julian Shehu (Tirana)
Pesha 55kg, Bajram Sina (Tirana)
Pesha 60kg, Leonard Frrokaj (Tirana)
Pesha 66kg, Kevin Kupi (Tirana)
Pesha 74kg, Marsel Glluçaj (Vlora Wrestling)
Pesha 84kg, Boris Frrokaj (Tirana)
Pesha 96kg, Gerhard Shtëpani (Tirana)
Pesha 120kg, Jurgen Vlashi (Tirana)
Ekipi fitues: Tirana
Sportisti më i mirë: Leonard Frrokaj (Tirana)