22 shtator 2015 – Salla e Parlamentit në Kosovë sot është shndërruar si një nga betejat që zhvillojnë maturantët në fund të shkollës, kur i gjuajnë njëri-tjetrit me vezë e miell. Por të ndodhë kjo nga ana e disa deputetëve në një sallë Kuvendi, dhe mbi të gjitha grave, është turp i madh. 

Ishte një plan i mirëmenduar, në momentin që do të fliste kryeministri Isa Mustafa, opozita do të nxirrte vezët e do të qëllonte me breshëri. Por ku i kishin fshehur vezët? Sipas portalit “Lapsi.al”, gratë deputete të VV i kishin fshehur në gjokset e tyre vezët me të cilat do të qëllonin sipas planit Mustafën.

Duke i futur në pjesët intime, rojet e sigurisë të Kuvendit të Kosovës nuk kanë mundur të diktojnë “armën” me të cilën do të goditej kryeministri i vendit. 

/portali DurresLajm/