Avokatja durrake Luljeta Petani, përmes një postimi në rrjete sociale ka ngritur një shqetësim, që shumë të moshuar të qytetit bregdetar e vuajnë, sidomos vitet e fundit.

Mungesa e parqeve dhe lulishteve, të cilat janë zëvendësuar nga sipërfaqet e betonuara dhe stolat e gurtë, i ka hequr moshës së tretë të vetmet hapësira publike ku ata mund të kalonin kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“U be sheshi Taulantja, u be dhe sheshi para Bashkise!

Syu te sheh vec beton!

Asnje jeshilllek, asnje lule!

U hoqen pemet, u hoqen lule!

U hoqen dhe stolat e drunjta dhe u zevendesuan me stola te gurta, qe te plevitosin po te ulesh!

Ne kete panorame te zymte shpirti me dhemb tek shoh pensionistet, te cilet enden skutave per te gjetur nje cope vend per t’u ulur a per te luajtur domino a tavell!”,- shkruan avokatja.

Ajo drejton gishtin nga autoritetet si fajtorë të keqadministrimit të të ardhurave të qytetit dhe i akuzon për mungesë vizioni dhe dashamirësie për t’i ndenjur pranë dhe ofruar ndihmën dhe shërbimet e nevojshme moshës së thyer.

Turp e faqja e zeze o te pangopur, o te pa shpirt, o te pa ditur, o te pa zot, qe administroni leket e ketij populli, si nga taksat e tyre, ashtu dhe nga donacionet!

Po keta jane prinderit dhe gjysherit tuaj, qe punuan nga 40- 50 vjet per ta nxjerr Shqiperine nga rendi primitv e feudal, e rindertuan dhe e sollen mire e bukur, deri sa ju po e shkaterroni!

Po pse nuk keni vizion dhe dashamiresi, ti krijoni kesaj shtrese te mrekullueshme te shoqerise, ambiente te pershtatshme dhe me komoditet te mjaftueshem ku te rrine, te bashkohen, te lozin, te argetohen e te bisedojne si njerez, sic e gjithe bota e ka?”,- shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Durresi pa asnje park, pa asnje lulishte!

U be sheshi Taulantja, u be dhe sheshi para Bashkise!

Syu te sheh vec beton!

Asnje jeshilllek, asnje lule!

U hoqen pemet, u hoqen lule!

U hoqen dhe stolat e drunjta dhe u zevendesuan me stola te gurta, qe te plevitosin po te ulesh!

Ne kete panorame te zymte shpirti me dhemb tek shoh pensionistet, te cilet enden skutave per te gjetur nje cope vend per t’u ulur a per te luajtur domino a tavell!

Turp e faqja e zeze o te pangopur, o te pa shpirt, o te pa ditur, o te pa zot, qe administroni leket e ketij populli, si nga taksat e tyre, ashtu dhe nga donacionet!

Po keta jane prinderit dhe gjysherit tuaj, qe punuan nga 40- 50 vjet per ta nxjerr Shqiperine nga rendi primitv e feudal, e rindertuan dhe e sollen mire e bukur, deri sa ju po e shkaterroni!

Po pse nuk keni vizion dhe dashamiresi, ti krijoni kesaj shtrese te mrekullueshme te shoqerise, ambiente te pershtatshme dhe me komoditet te mjaftueshem ku te rrine, te bashkohen, te lozin, te argetohen e te bisedojne si njerez, sic e gjithe bota e ka?

T’ju sherbehet me cmime te arsyeshme apostafat per ta me kafete dhe cajrat, qe ju vete i pini pa leke.

Jane ne fund te jetes!

Pse, pse!!??

Keto gjera , pako gje shpenzime duan!

Por aman duan shume dashuri,

shume devotshmeri , dije dhe ndershmeri!

Kam qene njehere ne Rimini.

Ne breg te detit, cdo mengjes, mblidheshin grupe pensionistesh dhe nen drejtimin e instruktoreve benin takimin e pare te dites me motivin “Si te qeshim “

Asgje me shume!

Instruktori improvizonte nje skene dhe fillonte te qeshte, e pas tij qeshte dhe grupi.

E qeshura ndryshonte tonalitetin dhe me pas, te gjithe vazhdonin ne te njejten menyre, deri sa nuk mund te ndalonte me!

Edhe ne qe po shikonim na rrembeu e qeshura dhe qeshem fort, si ata!

Jo, jo ketu, ju mjaftoheni duke i cuar ndonje qese me ca ushqime te mjereve dhe i mblidhni duke i genjyer kur i doni votat.

Turp!

Jeni duke shqyrtuar projekt buxhetet!

Hapini syte mire dhe mendoni per mire, edhe per kete shtrese!