Pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak Durrës, banorët që preken nga projekti TID, kanë protestuar para Bashkisë.

Me thirrjet me megafon “Turp, Turp”, ata kanë pritur hyrjen në ambientet e Bashkisë të këshilltarëve të majtë.

Banorët kanë përsëritur kërkesat e tyre për anulimin e projektit pasi janë kundër prishjes së banesave të tyre dhe shpronësimeve në vlera të vogla monetare. Ata e konsiderojnë projektin selektiv, sepse nuk janë dakord me përzgjedhjen e bërë pa transparencë për shtëpitë e banesat e tyre.

Për më shumë, ndiqni prononcimet e banorëve në videon e mëposhtme.