Disfata ndaj PSG ka rezultuar fatale për teknikun italian Karlo Ançeloti.
58 vjeçari është shkarkuar nga stoli i bavarezëve pas një mbledhje të gjatë të drejtuesve të klubit, të cilët bënë një analizë të detajuar në lidhje me situatën që Bajerni ndodhej. Mediat gjermane raportojnë se zëvendësuesi i Ançelotit në stolin e skuadrës gjermane pritet të jetë trajneri aktual i Liverpulit, Jurgen Klop. Emri i tij është duke u lakuar së fundmi në ambientet e klubit.
“Si zëvendësues të Ançelotit në sezonin 2018-2019, Bajernit i nevojitet një personalitet që di si të menaxhojë yjet dhe talentet e reja që ka në strukturë kjo skuadër, shumë pasion dhe ide për lojën”, lexohet në shkrimin e të përditshmes "Bild".
Uili Sanjol do të jetë trajneri i përkohshëm i ekipit deri në emërimin e një tekniku të ri.





