Brazil, 13 qershor 2014 – Lojtarët e kombëtares holandeze kanë turpëruar Spanjën me një rezultat të thellë 5:1 në ndeshjen e radhës të kampionatit botëror “Brazil 2014”.
Loja e shkëlqyer e ‘tulipanëve’ ka qenë impresionuese në stadiumin Fonte Nova Arena, ndërsa arbitri i ndeshjes ishte italiani Nikola Ricoli.
Van Persie dhe Robben ishin dy protagonistët e ndeshjes, e cila ishte një reprizë e kampionatit të kaluar, por tani më e favorshme për holandezët, por që janë të dy jave favorite në grupin B.
Epërsia e ndeshjes u shënua nga spanjollët me golin e Alonso nga një penallti në minutën e 27. Por kthesa e rezultatit u bë në minutën e 44, me një gol të shkëlqyer me kokë të sulmuesit Van Persiet.
Në pjesën e dytë të lojës,dominuan me shumë befasi lojtarët e holandezëve, duke sulmuar vazhdimisht portën e Iker Casillas.
Dhe pikërisht në minutën e 53, Robben e shënon golin e epërsisë 2:1 për Holandezët. Befasitë e holandëve kanë vazhduar edhe në minutat e tjera duke rënë goli i tretë i shënuar nga mbrojtësi holandez De Vrij në minutën e 64.
Por forma e shkëlqyer e Van Persiet u tregua edhe në minutën e 72 kur ai shënoi golin e dytë, duke tundur nga një distancë portën e Casillas.
Fitorja e ‘tulipanëve’ vuloset me golin e fantazistit Roben, i cili pas një atraksioni të vërtetë me top turpëroi Casillasin, duke shënuar golin e 5 –të për holandezët.
Kjo ishte një fitore spektakolare e holandezëve, që dominuan edhe në minutat e fundit të ndeshjes me disa raste të shumta, ku protagonist ishte edhe Snejider, por edhe Roben.
Për spanjollët futja në lojë e sulmuesve Pedro dhe Tores, nuk arritën që të ndryshojnë lojën dhe të shpëtojnë nga kjo disfatë e thellë me shumë gola.








