Në shtator të vitit 2014 ka pasur një situatë të ngjashme, atëherë ultrasit detyruan lojtarët e Nurnberg që të dorëzonin fanellat pas humbjes me Karlsruhe. Gazeta Suddeutsche Zeitung e cilësoi si të tepërt gjestin e tifozëve. Trajneri i Hannover 96, Thomas Schaaf, u shpreh pas ndeshjes se “e kuptonte shumë mirë mërzitjen e tifozëve dhe se i vinte shumë keq, për vuajtjet që duhet të durojnë momentalisht.” 

Nervat janë të acaruara në klubin gjerman, rënia nga kategoria duket thuajse e sigurt këtë vit. Njëmbëdhjetë humbje brenda në 13 ndeshejt e para është një rekord negativ tepër legjendar.Kapiteni Christian Schulz nuk kërkon të justifikohet: “Sidomos pjesa e dytë ishte e padenjë. Kur luan ashtu, nuk meriton asnjë pikë.” Ron-Robert Zieler nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të shihte paaftësinë e kolegëve të tij nga porta. Prapë portieri e kishte shumë të vështirë të kalonte mërzinë: “Nuk kam fjalë. Nuk po arrijmë të bëjmë kthesën, është një fatkeqësi absolute.”