Një alarm për bombë në stadium ka bërë që Federata e Futbollit e Turqisë të shtyjë ndeshjen e shumëpritur mes Galatasaray dhe Fenerbahce. Autoritetet bëjnë me dije që kjo ndeshje, e cila ishte e planifikuar të luhet në mbrëmje, është shtyrë pa afat.
Policia, në një deklaratë për mediat, tha se ndeshja është anuluar për arsye sigurie, ndërsa ky vendim ekstrem është marrë pas marrëveshjes mes dy klubeve. Raporte të pakonfirmuara të medieve turke bëjnë me dije që anulimi i ndeshjes është bërë për shkak të kërcënimeve me bombë në stadium.
Ditët e fundit, Turqia është prekur nga një seri sulmesh terroriste, duke shkaktuar në total dhjetëra viktima.