Një burrë në Turqi ka denoncuar bashkëshorten për një sharje që kjo e fundit ka lëshuar gjatë kohës kur në televizion është shfaqur presidenti Recep Tayyip Erdogan. Gazeta turke “Yeni Safak” shkruan se personi në fjalë e kishte paralajmëruar të shoqen se do ta akuzonte publikisht nëse ajo vazhdonte ta shante presidentin Erdogan gjatë kohës kur shihnin lajmet në televizorin e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në Torbali, një zonë në brigjet e Egjeut. 40-vjeçari e ka regjistruar të shoqen ndërsa shante presidentin në shtëpinë e saj. Ai e ka çuar regjistrimin në gjykatë, ndërsa më pas e shoqja i ka kërkuar divorcin pas tre vitesh martesë. “Do të denoncoja edhe tim atë nëse do ta dëgjoja të shante presidentin,” – është shprehur burri.