Gjykata e Edirnesë në Turqi ka vendosur masën e arrestit me burg për tre shtetas shqiptarë, pas drogës që u gjet në autobusin ku udhëtonin disa anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Masa arresti me burg është vendosur për shoferin Gëzim Elmazi dhe dy shoqëruesit Shkëlqim Domi dhe Ervis Hyseni. Të arrestuarit e tjerë janë lënë të lirë, pa asnjë lloj detyrimi ligjor.
Droga u gjet të premten në autobusin e një linje shqiptare udhëtimi, në kufirin greko-turk. Ngjarja krijoi debate politike në Tiranë, pasi në autobusin e linjës turistike udhëtonin një grup anëtarësh të FRESSH.