Një gjykatë në Stamboll ka dënuar me burgim të përjetshëm mbi 28 ish-ushtarakë për përpjekjen e tyre për të marrë kontrollin e Aeroportit “Sabiha Gökçen” të Stambollit gjatë përpjekjes së dështuar të grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik 2016.  Gjyqtarët distriktit 23 të Stambollit dënuan njëzëri tetë oficerë për burgim të rëndë dhe 20 të tjerë për burgim të përjetshëm për shkelje të Kushtetutës.

Gjatë përpjekjes së grushtit të shtetit, një oficer i pa identifikuar thuhet se ka kryer vetëvrasje brenda tankut pasi ka mësuar se bëhej fjalë për përpjekje për grusht shteti. Presidenti turk Erdogan ka akuzuar për ngjarjen lëvizjen Hizmet e udhëhequr nga Fetullah Gulen, i cili ka mohuar në vijimësi akuzat dhe ka dënuar tentativën, duke akuzuar se grushti i shteti ishte i orkestruar nga qeveria në pushtet për të fajësuar Lëvizjen e përqendruar kryesisht në rrjetin arsimor në të gjithë botën.

Në seancë dëgjimore morën pjesë banorët lokalë dhe kryetari i komunës Pendik Kenan Şahin. Më 15 korrik, gjashtë vetë u vranë dhe 42 të tjerë u plagosën në distrikt ndërsa vendasit u përpoqën të parandalonin njësitë e tjera të grushtit të shtetit për të arritur në aeroport. Përpjekja e grushtit të shtetit çoi në vdekjen e 250 personave, kryesisht civilëve, ndërsa plagosi 2,200 të tjerë.