Turqi, 3 prill 2014 – Pas vendimit të Gjykatës Supreme turke të mërkurën, e cila hodhi poshtë vendimin e kryeministrit Erdogan për të bllokuar rrjetin social, autoriteti i Telekomunikacionit turk hoqi “Twitter-in” nga lista e adresave të bllokuara ne internet. Sipas Gjykatës, bllokimi i rrjetit social shkel të drejtat e individit dhe lirinë e të shprehurit.  

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka urdhëruar bllokimin e rrjetit social, pasi qytetarët e kanë përdorur atë për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm. Ndalesa ka shkaktuar zemërim në mesin e turqve dhe është kritikuar nga aleatët perëndimorë të Turqisë. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin të mërkurën dhe ka thënë se ai duhet të hyjë në fuqi menjëherë.  

Kryeministri Erdogan, ka bllokuar edhe platformën e YouTube përpara zgjedhjeve lokale, të cilat i fitoi partia e tij AKP.   

Veprimet e Erdogan pasuan një skandal korrupsioni të publikuar nëpërmjet një video në internet, ku Erdogan fliste për miliona euro me të birin, Bilal. Por gjithsesi pas fitores, Erdogan duket se i ka lare hesapet me publikun, pasi vota dëshmoi se ai gëzon ende një mbështetje të fortë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/