Anija tregtare turke “Karmate” është përplasur me anijen luftarake greke “Armatolos”, që kryen mision të NATO-s për refugjatët dhe emigrantët e paligjshëm.
Me deklaratë zyrtare, drejtoria ushtarake e Marinës Greke ka informuar për episodin duke theksuar se pas incidentit, anija turke u largua menjëherë drejt Turqisë.
Episodi konsiderohet serioz pasi këto ditë u krye vizita zyrtare e kryeministrit Cipras në ishullin Mitilini, afër zonës detare të incidentit.