5 dhjetor 2015 – Një sasi prej 350 kg lëndë narkotike, është sekuestruar në Stamboll, vlera e së cilës arrin në afro 3,5 milionë dollarë. Operacioni për goditjen e trafikut ndërkombëtar të kanabisit është kryer të premten, në katër zona në anën evropiane të qytetit, duke çuar dhe në arrestimin e shtatë personave.

Shërbimet inteligjente turke thonë se kanë të bëjnë me një rrjet që trafikon lëndë narkotike nga Kosova dhe Shqipëria. Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar gjithashtu një sasi prej 11 mijë eurosh dhe 16 600 lira turke (5 715 dollarë) si dhe dy makina me të cilat dyshohet se është kryer transporti i lëndës narkotike.

Sipas policisë vendase, vlera e drogës së sekuestruar po të dilte në treg, kapte shifrat e 3,442,815 dollarëve.

/portali DurresLajm/