Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë identifikon sulmuesin vetëvrasës të Stambollit si militant që ka lidhje me grupin e Shtetit Islamik. "Sulmuesi është identifikuar si qytetar turk, me emrin Mehmet Ozturk, i lindur në vitin 1992, në qytetin jugor të Gaziantep," – thotë për mediat ministri Efkan Ala.

Pesë persona të tjerë janë arrestuar nën dyshimet se kanë pasur lidhje me sulmin e djeshëm në Stamboll, ku sulmuesi hodhi vetën në erë, duke lënë katër persona të tjerë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Ministri Ala shpjegon se ky person nuk kishte qenë në listën e personave të kërkuar. Ai bën kështu mbrojtjen e autoriteteve kundrejt akuzave për dështim të sigurisë, pas gjashtë sulmeve të mëdha vdekjeprurëse që e goditën Turqinë që nga korriku, duke shkaktuar më shumë se 200 viktima.