Një person ka mbetur i vrarë në një përleshje të armatosur në një klub nate në lagjen Nilufar të Bursës, Turqi.
Përleshja e armatosur ka ndodhur mes vizitorëve të klubit të natës dhe rojes së sigurisë.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital.
Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Sipas kanalit televiziv turk, i dyshuari në arrati është kapur nga policia 500 m larg vendit të ngjarjes.
Mësohet se përleshja ka ndodhur si pasojë e bllokimit të stafit për hyrjen e 3 personave në klubin e natës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e kësaj ngjarje.