Dy oficerë policie kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 14 civilë janë plagosur, si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në krahinën juglindore të Turqisë, në Mardin.
Sulmi ndodhi gjatë natës dhe është kryer nga militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit në qytetin Nusajbin, shkruan “Hurriyet Daily News”.
Kjo është hera e tretë që Turqia goditet nga të tilla akte dhe sulme brenda një kohe të shkurtër.