Tre shtetas u dënuan me burgim të përjetshëm nga një gjykatë turke.
Ata akuzohen për një sulm terrorist në qytetin Nigde të Turqisë në mars të vitit 2014, ku u vranë dy pjesëtarë të forcave turke të sigurisë, një civil, ndërsa u plagosën tetë të tjerë.
Dy prej autorëve janë Muhamed Zakiri shqiptar i Maqedonisë, i cili është dënuar përveç se me burgim përjetë edhe me 134.5 vite burg shtesë, si dhe Cendirim Ramadani, me shtetësi zvicerane, i cili është dënuar përveç burg përjetë edhe me 175 vite burg shtesë.
Burg përjetë është dhënë edhe për Benjamin Xu, me shtetësi gjermane. Ndaj tij është dhënë edhe një dënim me 131.5 vite burg shtesë.
Tre të dënuarit ndodhen në një burg në Ankara, ndërsa dënimet e tyre u dhanë nga një gjykatë penale në qytetin Nigde, ku edhe ndodhi sulmi. Mësohet se ata janë pjesë e organizatës terroriste, i ashtuquajtur Shteti Islamik.





