ANKARA, 7 mars 2013 – Në rajonin e Detit Marmara pritet një tërmet me një intensitet tw madh nga 7 deri në 7.5 ballë të shkallës Rihter, parashikon një ekspert japonez, shkruan gazeta turke “Radikal”. 

Fumio Kaneno, ekspert i shërbimit për veprime gjatë katastrofave pranë Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë, në muajt e kaluar ka hulumtuar aktivitetin sizmik në rajonin e Detit Marmara në observatorin sizmik Kandili në Stamboll. 

Sipas Kanekos, mundësia e tërmetit në rajonin e Detit Marmara (Turqia veriperëndimore) është e lartë, por intensiteti nuk do të kalojë 7 deri në 7.5 ballë të shkallës Rihter. 

Ai theksoi se qëndrueshmëria e ndërtesave në Turqi është dy deri në tre herë më e dobët nga ajo e ndërtesave në Japoni dhe për shkak tërmete të tilla sipas intensitetit në të dy vendet do të kishin pasoja të ndryshme. 

Sipas Kanekos, tërmeti në Marmara do të shkaktojë edhe cunami, që nuk do ta godasë fuqishëm Bursën, por do të ketë pasoja të mëdha për Stambollin. 

Shkencëtari merr pjesë në projektin për ushtrime shkollore në Turqi me qëllim të rritjes së efikasitetit të ndikimeve të nxënësve gjatë tërmetit.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/