24 nëntor 2015 – Turqia ka rrëzuar një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, avioni i tyre model Su-24, është rrëzuar në veri të Sirisë ndërsa dy pilotët kanë shpëtuar pasi janë hedhur me parashutë. 

Zyrtarët ushtarakë turq thanë se avionët e tyre F-16 kishin rrëzuar avionin rus pas paralajmërimit në mënyrë të përsëritur, ndërsa pilotët nuk i ishin bindur. Videot e publikuara nga mediat turke tregojnë avionin që ka marrë flakë në provincën Latakia.

Rusia filloi një fushatë sulmesh ajrore në mbështetje të presidentit sirian Bashar al Assad në fund të shtatorit. Moska thotë se ka në shënjestër vetëm "terroristët", por aktivistët sirianë thonë se sulmet e saj kanë goditur kryesisht grupet rebele të mbështetura nga SHBA-ja dhe Perëndimi.

Turqia, një vend kritik kundër pushtetit të Assad-it, ka paralajmëruar disa herë Rusinë se nëse avionët e saj shkelin hapësirën ajrore turke atëhere nuk do të tolerohen.

/portali DurresLajm/