Katër tërmete me fuqi të ndryshme kanë goditur sot Turqinë brenda një periudhe të shkurtër kohore prej një ore.
I pari rreth orës 16:00 me fuqi 1.5 magnitudë ndodhi në lindje të Turqisë, më pas pësoi tjetri gjashtë minuta më vonë, duke dridhur tokën në pjesën qendrore të Turqisë.
Tërmeti prej 3.2 magnitudë goditi pjesën perëndimore të Turqisë, i pasuar nga tërmeti i katër prej 2.5 magnitudë që preku pjesën lindore.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë person të lënduar.