Turqia ka vendosur hapjen e kufijve për kalimin e refugjatëve sirianë, afganë, iranianë dhe marokenë drejt Europës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Turqisë, e cila e lidh situatën e refugjatëve me gjendjen në Idlib.
Vendimi për hapjen e kufijve vjen pas një sulmi vdekjeprurës ndaj trupave turke nga forcat e qeverisë siriane, ku 33 ushtarë turq u vranë në një bombardim në Idlib.
Kujtojmë që presidenti turk Erdogan ka kërcënuar disa herë perëndimin dhe Bashkimin Evropian se nëse nuk do të gjenin një zgjidhje për refugjatët e strehuar në vendin e tij, do të hapte portat për largimin e tyre nga territori.





