Turqia ka gjetur golin e avantazhit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në pjesën e dytë. Ishte minuta e 53′ kur Kerem Akturkoglu përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe mposht portierin me një goditje në këndin e poshtëm të djathtë, duke kaluar Turqinë në avantazh 0-1.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim ndërsa “Dardanët” patën disa mundësi të pastra shënimi, ku më e mira ishte gjuajtja shumë e bukur e Fisnik Asllanit, e cila u neutralizua nga portieri turk. Ndeshja luhet në kuadër të finales së play-off-it për Botërorin 2026, që do të përcaktojë se cila skuadër do të realizojë “ëndrrën amerikane”. Kosova aspiron të marrë pjesë për herë të parë në një Botëror, ndërsa Turqia synon rikthimin pas 24 vitesh mungesë, duke qenë tri herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës.





