Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend dhe rritjen e rasteve të të prekurve në 191, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Humbëm një pacient 61-vjeçar të gjinisë mashkull. Lus Allahun ta mëshirojë”, shkruan Koca në një postim në Twitter.
Ai njoftoi se janë konfirmuar 93 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm te rasteve në 191.





