Turqia ka pezulluar tregtinë me Izraelin për shkak të sulmit të saj në Gaza, duke përmendur “tragjedinë humanitare në rritje” në Rripin e Gazës. Ministria e Tregtisë së Turqisë tha se masat do të jenë në fuqi derisa Izraeli të lejojë kalimin e pandëprerë të ndihmave në Gaza. 

Tregtia midis dy vendeve vitin e kaluar arriti në rreth 7 miliardë dollarë. Ministri i Jashtëm i Izraelit ka akuzuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po vepron si një “diktator”. 

Israel Katz tha se Erdogan po “injoron interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe po injoron marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”. 

Ai shtoi se udhëzoi ministrinë e jashtme të gjejë alternativa për tregtinë me Turqinë, me theks në prodhimin vendas dhe importet nga vendet e tjera.