DURRËS, 8 tetor 2014–  Pse Turqia heziton të sulmojë IS-in. Por ushtria nuk mund të bëjë sehir se si luftëtarët e IS-it po shfarosin popullsinë civile kurde para syve të tyre.

 Milicët e "Shtetit Islamik" gjenden direkt në kufi me Turqinë në qytetin sirian Kobani. Nga territori turk mund të shihen flamujtë e tyre të zinj. Kobani kërcënohet prej një gjakderdhjeje në radhët e civilëve kurdë, direkt para syve të ushtrisë turke. Por Turqia deri tani nuk po përzihet. Vendimi parlamentar ekzisiton dhe Rexhep Tajip Erdogani mund ta dërgojë në çdo kohë ushtrinë turke në Siri për të luftuar kundër luftëtarëve të"Shtetit Islamik". Por ai heziton. Ndërkohë që Turqia ka pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forcat më të mëdha tokësore ndër anëtarët e NATO-s.

Këto mund t'i plotësonin sulmet ajrore të SHBA-së në mënyrë ideale. Ekspertët tashmë janë të një mendjeje se pa trupa tokësore lufta kundër "Shtetit Islamik" është në fund të fundit pa shpresë. Kështu Turqia ka të ngjarë të ketë rëndësi vendimtare për t'u dh në fund me forca ushtarake vrasjeve fanatike të milicëve të IS-it.

/marrë nga DW/