Turqia ka rikthyer paralajmërimin ndaj Teheranit, pasi në ditët e fundit mbrojtja e NATO-s në territorin e saj ka interceptuar lëshimin e një rakete balistike.
“Ne nuk jemi një vend që provokohet lehtësisht”, deklaroi ministri i Jashtëm Hakan Fidan për gazetarët në Stamboll.
Ai bëri të ditur se Ankaraja ka komunikuar me autoritetet iraniane lidhur me incidentin.
“Kemi folur me miqtë tanë në Iran dhe kemi thënë se nëse bëhej fjalë për një raketë që kishte humbur trajektoren, kjo është një çështje tjetër. Por nëse situata do të vazhdojë… këshilla jonë është: bëni kujdes, mos lejoni që askush në Iran të përfshihet në një aventurë të tillë”, u shpreh Fidan.





