Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 1.761 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndersa janë regjistruar 1.093 të shëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twitter, ministri Koca tha se me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 283.270, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 253.245. Ai shtoi se numri i të vdekurve është rritur në 6.782, me 52 raste të reja të vdekjeve.
Gjithsej 110.565 teste të tjera për COVID-19 u bënë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në mbi 7,99 milion. Të dhënat thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike qëndron në 1.159.
“Numri i pacientëve në gjendje kritike vazhdon të rritet. Humbjet tona shkaktojnë dhimbje. Ajo që do të ndalojë këtë situatë është zbatimi i masave nga të gjithë”, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.