Turqia ka vendosur nën kontroll 160 vatra zjarri që kanë shpërthyer që nga 28 korriku, ndërkohë 14 të tjera vazhdojnë të jenë aktive.
Në një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve njoftohet se në periudhën 28 korrik – 4 gusht kanë shpërthyer 174 zjarre të pyjeve në 39 qytete.
“Nga zjarret në fjalë janë marrë nën kontroll 160 prej tyre”, thuhet në deklaratën në të cilën informohet se vazhdojnë punimet për të vendosur nën kontroll 14 zjarre në pesë qytete.
“Gjithashtu ekipet tona kanë ndërhyrë ndaj 98 zjarreve në zona rurale. Në luftën me zjarret që vazhdojnë aktualisht janë mobilizuar gjithsej 16 avionë me ujë, nëntë dronë, pesë helikopterë, një helikopter pa pilot, 850 spërkatës dhe cisterna uji, 150 makineri pune dhe një personel prej rreth 5 250 personash”, thuhet në deklaratë.





