18 shtator 2015 – Gazeta e madhe sportive në Turqi, “Fanatik”, ka ironizuar me vendin tonë përsa i përket kushteve mjaft të këqija sipas tyre ku është akomoduar skuadra e Besiktas.
Në këtë gazetë janë botuar disa foto të cilat tregojnë lojtarët turq duke kaluar mbi gërmadha për t’u akomoduar në hotel. Ata kanë shkruar se këto nuk janë kushte normale për të pritur një ekip mik, teksa nuk kanë harruar as të vazhdojnë me përshkrimin e gjendjes së rrugës ku kanë kaluar lojtarët e Beshiktashit. Sipas tyre këto pamje flasin qartë.
/portali DurresLajm/