11 maj 2015 – Dy shtetas turq janë arrestuar në brigjet e ishullit të Korfuzit, pasi policia kufitare greke u gjeti një sasi prej 47 kilogramësh kanabis sativa.
Sipas medieve greke, droga me vlerë mbi 45 mijë euro ishte blerë në Shqipëri dhe do transportohej në Korfuz me një skaf, të cilin e drejtonin vetë turqit.
Policia greke nuk i ka publikuar ende identitetet e dy turqve të arrestuar, por mësohet se ata janë 48 dhe 55 vjeç.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/