Ankaraja mund të kërkojë vizita miqësore të luftanijeve edhe në portin e Sarandës, teksa Moska i ka kërkuar Greqisë që në portet e saj të mirëpresë skuadronin e Mesdheut
DURRËS, 5 dhjetor 2013 – Ka qenë një përkim domethënës që ka ndodhur më 3 dhjetor 2013: në portin e Durrësit mbërrinte për një vizitë miqësore një anije e Rojës Bregdetare turke në kuadrin e bashkëpunimit midis flotave të dy vendeve të NATO-s pasi kishte qenë në portin italian të Mesinës, në Athinë ishte për vizitë ministri rus i Mbrojtjes, që i kërkonte Greqisë, një vendi të NATO-s përdorimin e porteve për strehim dhe riparime të anijeve të skuadronit rus të Mesdheut (shih foton kryesore). Në një konferencë shtypi në anijen në Durrës, ku ishte i pranishëm dhe atasheu ushtarak turk kolonel Nizametin Dogjar (Nizamettin Doğar), në një bisedë me “Dyrrah”-un, nuk e dinte që porti jugor i Sarandës, në kufi me Greqinë, kishte infrastrukturën përkatëse për bregëzim luftanijesh, për më tepër që këtu ka qenë një bazë ushtarake-detare shqiptare. Koloneli e shihte me interes alternativën e portit jugor për prani miqësore turke. Aktualisht, në terminologjinë politologjike ruse po flitet edhe për të ashtuquajturën “diplomaci kanonierash” (anglisht: gunboat diplomacy), duke dashur të ringjallin madhështinë perandorake ruse të carëve dhe sovjetike për marshim drejt deteve të ngrohta të Mesdheut. “Diplomacinë e flotiljeve” në Mesdhe perandoria sovjetike e Stalinit e ushtroi nëpërmjet Shqipërisë, 4 vjet pas përfundimit të Luftës së II Botërore. Operacioni i parë luftarak, në të cilin morën pjesë detarët e FLD të BRSS në periudhën e pasluftës, në teatrin e Mesdheut, ishte sekret dhe kishte të bënte me asgjësimin e minave detare në dhjetor 1948 në brigjet e Shqipërisë.
Për herë të parë në Mesdhe nëpërmjet Shqipërisë
Në vitin 1949 në Vlorë, nëpërmjet një ceremonie sekrete, forcat detare sovjetike morën në dorëzim si trofe lufte koracatën italiane “Giulio Cesare” (më vonë “Novorossijsk”). Më 31.5-4.6.1954 një detashment anijesh i Flotës së Detit të Zi, i përbërë nga kryqëzori “Admiral Nahimov” dhe dy minaheqëse / dragamina eskadre nën komandën e admiralit S. G. Gorshkov bëri një vizitë në Durrës. Ishte udhëtimi i parë pas luftës i luftanijeve sovjetike në vendet e detit Mesdhe. Në nëntor 1957 komandanti i Flotës së Detit të Zi, V.A. Kasatonov, i paraqiti shefit të shtabeve të bashkuara të Forcave Ushtarako-Detare, admiralit V. A. Fokin, propozimet e tij për përdorimin e Shqipërisë për bazimin e forcave të flotës në Mesdhe. Ai propozoi bazimin në gjirin e Vlorës, në Pasha-Liman, të një brigade nëndetësesh prej 10-12 njësish, një pjesë e të cilave t’i dorëzoheshin flotës shqiptare. Për mbrojtjen e bazave presupozohej t’u dorëzoheshin shqiptarëve katër divizione raketash kundëranijesore “Strela”. Hyrja në Pasha-Liman të mbulohej më pengesa prej gardhi me rrjetë. Për mbrojtjen e bazës të vihej në dispozicion një divizion anijesh kundërnëndetëse dhe heklikopterë kundërnëndetëse. Atëherë u shtrua çështja e krijimit të një mbrojtjeje kundërajrore të fuqishme të bazës së ardhshme. U kërkua dhe bazimi në një aerodrom të Shqipërisë të regjimentit të avionëve gjuajtës “Tu-16”. Ndërkaq në vitin 1961 Shqipëria i dëboi sovjetikët nga Shqipëria dhe Mesdheu. Por po i fut Greqia pas rreth një çerekshekulli.
Aktivizmi
“Është koha për aktivizëm (Vremya aktivnykh destvii)” ky është titulli i një shkrimi të botuar më 4 dhjetor 2013 në “Krasnaya zvezda”, e përditshme e Ministrisë ruse të Mbrojtjes (shih faksimilen dhe linkun: http://www.redstar.ru/index.
Miopia e vartësve të Kodhelit
Nëse anijen turke në portin e Durrësit e vizitoi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe autoritetet e larta vendore të qytetit, në sajtin e Ministrisë së Mbrojtjes nuk kishte asnjë njoftim për mbërritjen e mjetit lundrues të Ankarasë. Vetëm në sajtin e Forcave të Armatosura kishte një lajm të thatë (shih faksimilen, link: http://www.aaf.mil.al/index.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





