18 nëntor 2015 – Një pjesë e madhe e tifozëve turq nuk e kanë mirëpritur mbajtjen e një minute heshtje për nder të 129 viktimave të Parisit. Në ndeshjen miqësore Turqi-Greqi, gjatë minutës së heshtjes, ata filluan të thërrasin në kor “Allahu Akbar”.

Pamjet televizive të transmetuara kudo nëpër botë, treguan tifozët turq të bënin zhurmë të madhe dhe që nuk respektonin aspak viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

/portali DurresLajm/