Videot dhe imazhet dramatike nga lufta në Ukrainë po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.

Së fundmi Twitter, ka vendosur që shumë imazhe të tilla të cilat po shpërndahen me shpejtësi, të bllokohen në Rusi.

Sipas BBC, kompania e lidhjes së internetit NetBlocks, ka bllokuar përdorimin e këtij aplikacioni nga shtetasit rus.

Shërbimet filluan të ndërpriten të shtunën në mëngjes në shumë ofrues.

Autoritetet ruse dhe platformat e mediave sociale janë përplasur për rregullat e platformës në lidhje me konfliktin me Ukrainën.

“Kufizimi i Twitter nga Rusia do të kufizojë ndjeshëm rrjedhën e lirë të informacionit në një kohë krize kur publiku ka më shumë nevojë të qëndrojë i informuar”, tha drejtori i NetBlocks, Alp Toker.