Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave nga reklamat, që kur u ble nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë, tetorin e kaluar, sipas BBC. Kompania nuk arriti dot numrin e shitjeve që ishin parashikuar në qershor, por korriku mund të jetë pak më premtues.

Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7 500 personash të Twitter-it, kur mori detyrën në vitin 2022, në një përpjekje për të ulur kostot.

“Aplikacioni rival “Threads” aktualisht ka 150 milionë përdorues”, sipas vlerësimeve.

Lidhja e integruar e Twitter-it me Instagram-in, i jep automatikisht platformës së projektuar “Meta” akses për dy miliardë përdorues të mundshëm.

Ndërkohë, Twitter po lufton me një barrë të madhe borxhi.

“Fluksi i parave mbetet negativ”, tha Musk në fundjavë, megjithëse miliarderi nuk vendosi një kornizë kohore për rënien prej 50% të të ardhurave nga reklamat.

“Musk është në gjendje ta kthejë Twitter-in siç ishte, por thjesht do të zgjasë shumë”, tha Lucy Coutts, drejtoreshë e investimeve në “JM Finn”.

“Por, fatkeqësisht ai ka 13 miliardë dollarë borxh për të paguar deri në fund të korrikut”, shtoi ajo.

Musk është gjithashtu shefi ekzekutiv dhe aksioneri kryesor i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike “Tesla”, i cili pritet të raportojë të mërkurën rezultatet e fundit financiare tremujore.

Pas pushimit nga puna të mijëra punonjësve dhe shkurtimit të faturave të shërbimit Cloud, Musk tha se Twitter ishte në rrugën e duhur për të postuar reklama me vlerë 3 miliardë dollarë (2,29 miliardë £) të ardhura në 2023, nga 5,1 miliardë dollarë në 2021.