Kompania Twitter po shqyrton marrjen e veprimeve ligjore ndaj kompanisë Meta, pas lëshimit të aplikacionit rival, Threads. Aplikacioni u lëshua për përdorim të mërkurën dhe që në orët e para u regjistruan miliona përdorues.

Threads është i ngjashëm me Twitterin dhe nga Meta është vlerësuar si një alternativë ndaj Tëitter-it. Perveç kesaj, edhe nga pamja, dy aplikacionet ngjasojnq me njëra-tjetrën. Pronari i Twitter, Elon Musk, ka deklaruar se bie dakord me konkurencën, por jo me mashtrimin.

Avokati i Twitterit, Alex Spiro, pretendon se kompania Meta ka punësuar dhjetëra ish-punonjës të Twitterit të cilët vazhdonin të kishin qasje në informacio konfidenciale të kompanisë Twitter që ndihmuan Metan të krijonte aplikacionn Threads.

Por ligji amerikan për të drejtën e autorit nuk i mbron idetë, kështu që që Twitter të jetë i suksesshëm në gjykatë, duhet të provojë se pronësia e tij intelektuale, si kodi i programimit, është kopjuar.