Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u kthye në lajmin kryesor disa ditë më parë, pasi i bleu të dashurit një Ferrari për ditëlindje.
Ajo ndërkohë ka reaguar në rrjetet sociale ndaj komentit ofendues të një ndjekësi i cili ironizuar dhuratën e veçantë që ajo i kishte bërë bashkëshortit të saj, Kreshnikut.
Në postimin e saj të fundit, Dafina kishte ndarë me ndjekësit një fotografi të Ferrari-t të zi që kishte blerë për ditëlindjen e Kreshnikut, duke e uruar atë.
Por një komentues nuk e kishte kaluar në qetësi këtë moment e ka ironizuar këngëtaren për lidhjet e saj në të kaluarën.
“Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjat më shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot”, thoshte personi në fjalë.
Dafina reagoi duke i shkruar:
“A thua gruaja jote krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe i bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë vajzën tënde çfarë babai ka.”