Një debat i ashpër ka ndodhur pak orë para fillimit të Prime-t të së martës.

Një përplasje mes Rogertit dhe Stenaldos ka eskaluar, me Rogertin që i tha: “Ty të ka dënuar Zoti. Je njeri i dhunshëm”, ndërsa pas debatit, në dhomën e rrëfimit tha: “S’di si do ecë kur të largohet Mali”.

Në Prime, Stenaldo u shpreh kështu: “Ta nisim te limitet. Unë kam ardhur në këtë shtëpi me një merak të madh, njohja e ambienteve të shtëpisë. Në asnjë rast nuk e kam lejuar veten time që të ndihem i penguar për shkak të mungesës time të shikimit. Jam gjendur i gatshëm për të gjitha nevojat që ka shtëpia. Pa diskutim që Big Brother është lojë nervash. Megjithatë në asnjë rast timin nuk kam prekur një njeri në besim, ngjyrë lëkure, gjini, në diferenca fizike. Jam një njeri që karakterin e kam me merak shumë. Kam luftuar sa kam mundur. Kam punuar në Shqipëri nga dy-tre punë. Ama brenda kësaj shtëpie, nëse dikush mendon se unë nuk mund të luaj më pisët seç kam luar, e kanë gabim. Nëse Rogerti mbetet në këtë shtëpi, ai dhe unë do liftojmë në çdo sekondë. Unë të rri të bëj sehir dhe të shoh Rogertin që të bëjë hapa përpara, s’e lejoj kurrë”.