“O Klevis, o hero gjithë Unaza ty të do”, “Lironi çunat!” dhe “Rama ik!”, janë disa nga parrullat e lëshuara nga protestuesit e Astirit përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ata kërkojnë lirimin e ish-deputetit Klevis Balliu si dhe të protestuesve të tjerë të arrestuar, ndërsa i kanë vënë flakën gomave duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
“Arrestimi i deputetit është në radhë të parë për t’u bërë presion banorëve të Unazës së Re, sepse ai është një prej nesh. Ai nuk ka munguar asnjë ditë në protestën tonë”, – tha një ndër banorët para Policisë.
Drejt policisë janë hedhur nga banorët edhe kapsolla e tymuese në shenjë proteste.





