Nga Xhevahir Gradica 

Desha nuk desha, ditën që ministrja e Arsimit dhe Sporteve vendosi t’i jepte fund maratonës për të nxjerrë së fundi tymin e bardhë edhe në oxhakun e zi të arsimit të Durrës, më ranë në sy disa Shpallja nga juria e kandidatit fitues për të drejtuar arsimin në Durrës pasoi me një skenë interesante dhe kjo qe e para skenë. E para kishte kaluar si pa u ndier por do i rikthem më pas. Salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” nisi të zbrazej me shpejtësi si nga poshtë edhe nga lart, ku qëndrojnë një pjesë e mirë e spektatorëve, në këtë rast mësuesve dhe personave të interesuar për të mësuar emrin e drejtuesit të ri. Fillimisht mendova se kaq ishte interesimi dhe njërëzia donin të iknin në punën e tyre. Mësuan se Lindita Muka u zgjodh (ndoshta edhe u emërua) drejtore e arsimit të qarkut dhe se ishte koha të shkonte çdokush në shtëpinë e vet. Dashje dhe pa dashje turma më mori me vete dhe u gjenda fillimisht në hollin anësor e më pas në pjesën e koridorit. Më bëri përshtypje pse aty turma nuk lëvizte më si më parë, ndërsa kuvendimet bëheshin me zë të lartë. Pikërisht këtu unë qëndrova për 15 minuta para se të niste takimi i prezantimit të pesë kandidatëve. Ndryshe nga passhpallja, në çastet e grumbullimit për të hyrë në sallë, nuk dëgjohej zë njeriu dhe as që bëhej fjalë për ngritje të zërit në mbështetje të njërit a tjetrit. Atëherë, pra më saktë 45 minuta a një orë më parë, kjo turmë shtërngonte dorën përgjithësisht me inxhinerin Adrian Gurra i cili qe edhe kandidati më i përfolur si fitues i padiskutueshëm i këtij dueli. Dikush i rrihte shpatullat, dikush e uronte edhe pse nuk kishte nisur ballafaqimi final e të tjerë me përulje buzëqeshnin deri në nënshtrim. Tani, një orë më pas, ishte tjetër situatë, tjetër skenë në hyrje të sallës së madhe. Prisnin dikë, por jo si tek Godo e Beketit. Ata e dinin se do të vinte. Turma sa vinte e ngjeshej. Do të vinte, saktësisht, do të dilte që andej drejtoresha Muka. Vështirë të besohet se sa shumë simpatizantë paskësh pasur brenda në sallë Muka, e porsazgjedhura për drejtoreshë arsimi. Të gjithë mbanin në gojë emrin e saj, të gjithë thonin se votën e tyre do e jepnin për të, të gjithë ishin me kartonin në të cilin shënonin numrin 10 dhe po të ishte nevoja do e ngrenin vetëm për fituesen. Ndoshta mbështetësit e të tjerëve, dhe sidomos ata të Gurrës kishin ikur, ndoshta kishin ndërruar mend. Ishin bërë pishman për atë që kishin bërë një orë më parë duke e uruar gabimisht. Dhe kështu ndodhi. Shfaqja e saj tulati turmën. I lumtur qe ai që i dha i pari dorën dhe urimin, por jo më pak edhe i dyti, i treti e me rradhë. Thuasje bëhej fjalë për një garë në të cilën do të ndahershin çmimet e tre vendeve të para dhe disa stimuj të tjerë moral. Pas Mukës dolën edhe kandidatët e tjerë të nderuar si vet Gurra, Tanko, Shyle dhe Mema të cilët e kishin uruar konkurenten fituese. Por më këta të fundit nuk u mor askush, i lanë të iknin pa më të voglin urim.  Ndërsa mendohej se numri atyre që uronin do të vinte duke u pakësuar, pasi aq merrnin salla poshtë e lart, 390 spektatorë ( në këtë rast mësues, kandidatë pritës, apo familjarë të tyre), ndodhi ndryshe. Nga dera e jashtme hynin të tjerë, që e kishin mësuar lajmin. Të rrëmbyer nga lajmi erdhën me nxitim kandidatë për inspektorë; kandidatë për drejtorë e nëndrejtorë të shkollave, kopshteve e çerdheve… Nuk më habiste fakti se kjo kategori shfajësonte veten duke thënë se fajet për gabimet e tyre ishin të sistemit. Madje fjalët “Fajet i ka sistemi” i vunë në gojën e kryeministrit Edi Rama. Pra, me fjalë të tjera, e kishin pritur dhe ëndërruar me shumë sakrifcë e mund ardhjen e drejtoreshës së re për të shpëtuar veten nga mëkatet e vetes. Duhej lënë mënjanë koha kur ata bënë njëmijë e një të zeza. Tani kishte ndodhur rrotacioni dhe kaq. Kjo kategori ishin të ekzaltuar deri në kufijtë e padurimit. Gjasonin me njerëz të dhunuar dhe të marrë peng. Ishin krjet ndryshe. Dje:të dhunshëm, përgojues, ordiner, hajdutë, batakçinj, intrigues, kurthaxhinj. Sot: të mirë, të urtë, të respektuar, tolerant, human. Ndaj kishin nxituar të linin mënjanë punën e ditës për të marrë pjesë në përshëndetjen finale të drejtoreshës së re të arsimit në qarkun e Durrësit. Një kategori më vete që e priti shumë mirë ardhjen e Mukës për të pastruar oxhakun e nxirë e të mykur të arsimit në Durrës, ishin drejtuesit e mbetur nëpër shkolla. Ata nxituan të mbledhin me shumë urgjencë trupën mësimore dhe të nisin të ligjërojnë për fatin e madh dhe ngjarjen e pazakonte të ardhjes në krye të arsimit të një emri të ri. Jo rastësisht isha pjesë në një trupë mësimore e cila duke qëndruar në këmbë dëgjontë dërdëllisjet lavdëruese që i bëheshin numrit një të arsimit të emëruar një ditë më parë. Them dërdëllisjet pasi dërdëllimat e saj vinin nga monstra të tipit Bllani. Ajo, gruaja, drejtuese në një shkollë në Durrës, u tregonte gojëhapur mësuesve se kishte qenë vet në sallë dhe se juria bëri gjënë më të mirë, nxori fituese më të mirën e më të mirëve të përzgjedhurnga seleksionimi pas disa konkurseve që kanë kaluar disa nivele, shkallë e raunde. E bëri shumë interesante prezantimin gruaja drejutese. Kjo grua shkoi edhe më tej duke shpalosur me shumë emocion se fituesja foli për pikat e dobta dhe të forta të arsimit. Monstra drejtuese ishte e ngazëllyer pa masë. Ajo përfaqësonte drejtuesit e nëpërkëmbur të qeverisjes së PD gjatë gjithë kohës së mandatit të tyre qeverisje që i detyroi të spiunonin, të intrigonin, të vidhnin, të shanin, të përgojonin, të, të…U betua kjo grua drejtuese se tani e pas ai sistem nuk do të kishte më mbështetës.  Dhe për të shuar kureshtjen, pasi pashë atë që ndodhi në sallë, zhvillimet në koridor dhe më tej në shkolla, vendosa të dëgjoja se cili ishte mendimi edukatoreve dhe drejtoresha të kopshteve. As më pak e as më shumë, ai i gruas drejtuese të shkollës në Durrës. Veçse me një dallim. Drejtoresha e kopshtit kishte mbledhur edukatoret dhe kishte telefonuar edhe disa prindër për të përcjellë këtë sihariq. Së bashku me edukatoret e prindërit e fëmijëve, vuri në rradhë dhe u tha të qëndrojnë në këmbë edhe vet fëmijëve të ftuar deri në përfundim të komunikatës. Në fund të fundit mësova se të gjithë drejtorët fitojnë 100 për qind të votave,të gjithë fituesit janë më të mirët dhe të gjithë humbësit janë më të vetmuarit.

http://bulevardionline.com/tym-i-bardhe-ne-oxhakun-e-zi-te-arsimit-ne-durres/