Njihet si një vajzë që nuk e njeh aspak fjalën turp dhe për këtë arsye nuk duhet të habitemi që këngëtarja e famshme, Miley Cyrus, u ngjit në skenë për koncertin e saj të fundit pothuajse krejtësisht nudo dhe u pa të tymoste hashash.

23-vjeçarja ishte në Vankuver për koncertin e radhës së turit të saj Milky Milky Tour.
Miley u shfaq vetëm me një palë mbathje rozë dhe geta transparente me po të njëjtën ngjyrë, ndërsa gjoksin e kishte “mbuluar” vetëm me dy ngjitëse të vogla.