Teksa protesta e studentëve ka arritur në ditën e 13-të, paraditen e sotme është parë prezenca e tymueseve para Kryeministrisë.

Mësohet se 3 persona të maskuar me shall kanë hedhur mes turmës tymuese, ndërsa protestuesit kanë bërë thirrje që këta persona të largohen, pasi nuk janë studentë.

"Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu", -tha studenti.

Ndërkohë një tjetër shtoi: "Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë".