Tyson Fury paralajmëron tërheqjen nga boksi. Kampioni britanik nuk është i sigurt nëse “ka nevojë të luftojë përsëri” pas fitores së tij epike kundër Deontay Wilder.Kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është përcaktuar ende, megjithëse Fury ka lënë të kuptohet se ai mund “të varë dorezat”, pasi i ka arritur të gjitha objektivat e tij në boks.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Më ka mbetur edhe një duel në kontratën time, të shohim se çfarë do të ndodhë. Por unë nuk po mendoj për boksin tani. Nuk e di sa përballje më kanë mbetur. Nuk e di nëse më duhet të luftoj më. Unë nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja. Jam i motivuar të zgjohem në mëngjes të bëj pak stërvitje dhe të shijoj ditën time. Nuk kam asnjë qëllim në boks, kam bërë gjithçka dhe kam fituar gjithçka, jam i vetmi që e kam bërë në epokën time. Gjithmonë do të jem kampioni i WBC, WBA, WBO, IBF, që do të mbetet në histori.”
Që nga fitorja ndaj Wilderit, analistët e boksit janë shprehur se nuk do të befasoheshin nëse Fury do të tërhiqej nga ringu.Fury aktualisht po i nënshtrohet një ndalese standarde 45-ditor nga Komisioni Atletik i Shtetit Mevada, në mënyrë që ai të mund të rikuperohet pas duelit të së shtunës së kaluar, në Las Vegas.Dillian Whyte, i cili do të përballet me Otto Wallin më 30 tetor, mund të jetë kundërshtari i radhës për Fury vitin e ardhshëm.Të pasionuarit e boksit shpresonin të shihnin një duel unifikues të peshave të rënda mes Fury-t dhe Joshuas para se ky i fundit të dorëzohej ndaj Oleksandr Usyk, muajin e kaluar. Joshua ka aktivizuar klauzolën e përsëritjes së duelit me ukrainasin, por nuk mund të përballet me Fury-n nëse nuk hakmerret ndaj Usyk.